Kryeministri i Kosovës reagon për humbjen e ish-Presidentit Nishani




Kryeministri i Kosovës reagon për humbjen e ish-Presidentit Nishani

17:36 28/05/2022

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emër të tij shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani. Kurti shkruan se gjatë mandatit të tij si President i Republikës së Shqipërisë, me maturi e urtësi politike Nishani punoi për shtetin modern shqiptar. “Me vetëdije të lartë kombëtare u angazhua në intensifikimin e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë e Kosovës, dha mbështetje të pakursyer për Republikën e Kosovës dhe bashkatdhetarët tonë kudo”, theksoi Kurti.

“Jam thellësisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të ish Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Do të kujtohet për kontributin e tij në karrierën profesionale si ushtarak e pedagog, deputet e ministër. Gjatë mandatit të tij si President i Republikës së Shqipërisë, me maturi e urtësi politike punoi për shtetin modern shqiptar.

Me vetëdije të lartë kombëtare u angazhua në intensifikimin e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë e Kosovës, dha mbështetje të pakursyer për Republikën e Kosovës dhe bashkatdhetarët tonë kudo. I jam mirënjohës për dhënien e shtetësisë shqiptare gjatë mandatit të tij.

Në këto ditë të vështira për familjen, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta zonjës Odeta për humbjen e bashkëshortit, Ersit dhe Fionës për babain, dhe mbarë kombit shqiptar për Presidentin e shtetit tonë amë”./tvklan.al











Të ngjashme