Kryeministri i Kroacisë: Mundësi e humbur mos hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Posta

Kryeministri i Kroacisë: Mundësi e humbur mos hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë

19:15 21/10/2019

Një “mundësi të humbur” e ka konsideruar Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkovic mos hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Duke folur për “France24”, Andrej shprehu keqardhjen që nuk gjetën konsensusin mes tyre për t’i dhënë dritën jeshile Tiranës dhe Shkupit zyrtar që të fillonin negociatat e pranimit me Bashkimin Europian.

Liderët e vendeve të BE-së nuk arritën konsensus për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Franca ishte kundër zgjerimit, ndërsa Holanda dhe Danimarka ishin vendet skeptike.

Kroacia është vendi i fundit i anëtarësuar në BE dhe iu bashkua unionit pas negociatave që zgjatën 23 vite. Nga Janari 2020, Kroacia do të kryesojë Presidencën e radhës të Bashkimit Europian.

Në intervistën për “France24”, Kryeministri kroat foli edhe për procesin e Brexit dhe ofensivën e Turqisë në veri të Sirisë. /tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT