Imran Khan: Vishuni, pak rroba ndikojnë tek burrat pasi ata nuk janë robotë

Kryeministri i Pakistanit është përballur me një sërë  kritikash ku fajësoi veshjet e grave për rritjen e  rasteve të abuzimeve seksuale.

Nëse një grua ka veshur shumë pak rroba, kjo do të ketë ndikim tek burrat, pasi ata nuk janë robotë”, tha Khan.

Në një pjesë të intervistës së tij ai më tej vazhdoi të justifikonte përdhunuesit me atë që e cilësoi si ‘imperializmi kulturor’ duke thënë se varet se çfarë është e pranueshme në kulturën e secilit . Ai ka mbështetur idenë se nëse  në shoqëri rritet vulgariteti atherë do të ketë pasoja të tilla.

Ne nuk kemi diskoteka këtu, nuk kemi klube nate, kështu që është një shoqëri krejtësisht e ndryshme dhe mënyra e jetesës po ashtu. Pra, nëse ngre tundimin në shoqëri deri në një pikë të caktuar atëherë të gjithë këta djem të rinj nuk kanë ku të shkojnë, kjo ka pasoja në shoqëri”, ka vijuar më tej ai.

Kjo nuk është hera e parë që Khan bën një deklaratë të tillë në lidhje me përdhunimet. Në Prill grupet e të drejtave të njeriut dhe një sërë aktivistësh kritikuan Kryeministrin pasi ai këshilloi gratë që të mbuloheshin për të mos tunduar përdhunuesit.

Klan News