Boris Johnson pranë emërimit

Britanikët mësojnë këtë të martë se cili do të jetë Kryeministri i tyre i ri. Partia Konservatore në pushtet pritet të publikojë rreth mesditës fituesin e garës për zëvendësuesin e Theresa May-t. Sipas parashikimeve, favorit kryesor është Boris Johnson ndaj Jeremy Hunt.

Ish-Ministri i Jashtëm britanik me shumë gjasë ka marrë më shumë vota se Ministri aktual i Jashtëm, në balotazhin për kreun e partisë. Fituesi i garës pritet të shpallet të mërkurën Kryeministri i ri i Britanisë së madhe.

Tv Klan