Kryeministri i Rusisë viziton Beogradin

Posta

Kryeministri i Rusisë viziton Beogradin

23:10 19/10/2019

“Kremlini dëshiron marrëdhënie të mira në Ballkan”

Kryeministri rus, Dimitri Medvedev, në Serbi ka qenë dikur si presidenti. Vizita e tij në Serbi, në kuadër të 75 vjetorit të fitores kundër fashizmit, ka sjellë më shumë shkëmbime ekonomike në publik dhe sigurisht porositë nga Moska për Kosovën dhe rajonin.

Medvedev, pas pritjeve zyrtare dhe paradës ushtarake, ka bërë vizitën zyrtare. Pas takimit me presidentin serb, Alleksandar Vuçiç, ai ka përsëritur deklarimet e bëra fillimisht në Kuvendin e Serbisë se Kremlini dëshiron me të gjitha vendet e Ballkanit marrëdhënie të mira. As Lindje, as Perëndim, por marrëdhënie pragmatike ka kërkuar kryeministri rus. Disa herë ka thënë se çdo problem duhet zgjidhur në paqe.

“Është i njohur qëndrimi i Rusisë për Kosovën. Ai bazohet në rezolutën 1244 të OKB-së dhe atë që u kemi thënë gjithmonë miqve tanë serbë, ne nisemi nga mbështetja e plotë e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë. Nga kjo do të nisemi edhe tutje. Ne bashkëpunojmë afër në shumë çështje dhe qetësisht ndjekim vendimet e miqve serb ndaj BE-së”.

Presidenti serb ka qenë i rezervuar për të folur për politikën. Por nuk ka fshehur gëzimin e tij për këtë vizitë. Ai ka theksuar se Serbia ka sfida politike dhe ka falendëruar krerët e federatës ruse për mbështetjen duke vlerësuar lartë marrëdhëniet serbo-ruse.

“I falenderoj për ndihmën e Rusisë në marrëdhëniet tona politike. Ne bashkëpunimin tonë e zhvillojmë edhe duke u ndihmuar në organizatat ndërkombëtare dhe e falenderoj Putin dhe Medvedev që gjithmonë kanë mjaftueshëm kohë jo vetëm të na dëgjojnë, por edhe të na kuptojnë në peshën e pozitës që Serbia në aspektin politik ende ndodhet”.

Rusia dhe Serbia janë konsideruar popuj vëllezër gjatë kësaj vizite, ndërsa edhe presidentit rus, Vladimir Putin dhe kryeministrit Medvedev, një vizitë në Soçi të Rusisë, Vuçic do t’ua kthejë me 4 Dhjetor.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT