Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kryeministri i Shqipërisë Ilir Meta në një konferencë për shtyp përshëndet themelimin e Këshillit Administrativ të Përkohshëm të Kosovës.

Kryeministri Ilir Meta:- “Qeveria e Republikës së Shqipërisë, pasi u njoh me marrëveshjen e arritur sot, ndërmjet udhëheqësve të shqiptarëve të Kosovës, respektivisht, zotërinjve Hashim Thaçi, Ibrahim Rugova e Rexhep Qosja dhe përfaqësuesit të posaçëm të serkretarit të përgjithshëm të OKB Bernard Kushner, mbi themelimin e Këshillit Administrativ të Përkohshëm të Kosovës, duke e konsideruar atë si një hap historik në Kosovë. E vlerësoj këtë marrëveshje si një rritje të pjekurisë politike të shqiptarëve të Kosovës për të fituar betejën e paqes. Qeveria e Republikës së Shqipërisë shpreh bindjen e saj se faktorët politikë shqiptarë të Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e kosovës, e kuptojnë rëndësinë historike të hapit që u hodh dhe do të dijnë të përkushtohen me të gjithë energjitë e tyre për zbatimin e kësaj marrëveshje. Nënshkrimi i marrëveshjes ndaj udhëheqësve të shqiptarëve të kosovës, dëshmon vullnetin dhe pjekurinë politike të faktorit shqiptar për afrim dhe mirkuptim ndërmjet tyre në interes të krijimit të institucioneve demokratike dhe të forcimit të demokracisë në Kosovë. Me marrëveshjen e arritur shprehet qartë vullneti i faktorit shqiptar për tu mirekuptuar dhe bashkëjetuar me serbët dhe të gjithë bashkësitë e tjera në Kosovë, në interesin e përbashkët të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ky hap historic krijon terrenin e përshtatshëm për të përfshirë Kosovën ashtu si mbarë rajonin e europës juglindore në rrjedhat e integrimit europian”./tvklan.al