8 vite nga nisja e punimeve, një nga krahët e segmentit Tiranë-Elbasan është përfunduar në të gjithë gjatësinë e tij dhe këtë të enjte është i aksesueshëm për automjetet.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, gjatë shoqërimit në inspektimin që Kryeministri ka kryer në këtë aks thotë se i gjithë projekti do të jetë i përfunduar në mesin e muajit Maj.

Si në të gjitha inspektimet në këtë aks, të cilat nuk kanë qenë të pakta në këto 6 vite, Kryeministri përsërit problematiken e trashëguar që zvarriti përfundimin e punimeve.

“E rëndësishme është që po përfundon ky makth dhe pas kaq kohësh po mbaron historia e befasive. Projekti ishte një mizerabilitet total dhe nisesh për t’i rënë shkurt dhe të del gjatë, siç ndodh me të gjitha rrugët që trashëguam. Por tani ka rëndësi që përfundon dhe nga sot faktikisht, në Elbasan shkohet nga rruga e re, pa asnjë pengesë”.

Brenda 17 Majit rruga do të hapet në të dyja korsitë edhe aksi nga Elbasani drejt Tiranës.

Tv Klan