Ditën e fundit të drejtimit të Presidencës së Bashkimit Europian, Kryeministri italian ka zgjedhur të vizitojë Tiranën. Zgjedhja nuk ishte e rastësishme siç ka pranuar vetë Matteo Renzi. Sipas tij, Shqipëria e ka vendin në Bashkimin Europian ndaj ai thotë që sa më shpejt duhet të çelen negociatat e anëtarësimit.