Kryeministri japonez Shinzo Abe, do të jetë sot së bashku me presidentin Obama në Pearl Harbor për të nderuar viktimat e sulmit të rrufeshëm japonez 75 vjet më parë.

Abe do të vizitojë memorialin e USS Arizona, anija ku humbën jetën 1,177 marinarë e ushtarë amerikanë, me 7 dhjetor të vitit 1941.

Në total humbjet amerikane në Pearl Harbor ishin 2403 të vdekur dhe ngjarja shënoi futjen e SHBA në luftën e dytë botërore. Kjo do të jetë një vizitë për të paqtuar shpirtrat e të vdekurve, tha me herët Shinzo Abe, duke shtuar se në nuk duhet të përsërisim kurrë shkatërrimin e luftës.

Vizita e Shinzo Abe është një përgjigje ndaj vizitës 7 muaj më parë te presidentit Obama në Hiroshima, vizita e parë e një presidenti amerikane në vendin e lëshimit të bombës bërthamore.

Tv Klan