Kryeministri Shinzo Abe pritet që të japë dorëheqjen e tij nga ky post për arsye shëndetësore. Janë zyrtarë nga partia e tij që e konfirmojnë këtë gjë.

Abe vuan prej vitesh nga koliti ulçeroz, një sëmundje inflamatore e zorrëve. Mirëpo kohët e fundit gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar ndjeshëm.

Sipas mediave japoneze, 65-vjeçari dëshiron të largohet pasi nuk do që të shkaktojë probleme për qeverinë e tij. Vitin e kaluar Abe, u bë kryeministri me më shumë mandate në detyrë. Ai e nisi detyrën si kryeministër në vitin 2012.

BBC raporton se Abe nuk do ta japë dorëheqjen derisa sa partia e tij Liberal Demokratike të gjejë një pasues. Abe ka një reputacion si konservator dhe nacionalist ndërkohë që njihet për politikat e tij të forta ekonomike që në Japoni njihen si “Abenomiks”.

Abe ka forcuar mbrojtjen e Japonisë dhe ka rritur shpenzimet për ushtrinë./tvklan.al