Justin Trudeau sqaroi se do të qëndrojë në pushtet deri në zgjedhjet e ardhshme

Mendoj çdo ditë për ta lënë punën time ‘të çmendur’. Kështu është shprehur në një intervistë të fundit kryeministri kanadez Justin Trudeau i cili megjithatë ka sqaruar se do të vijojë të jetë në detyrë deri në zgjedhjet e ardhshme.

Zgjedhjet e ardhshme në vend nuk pritet të mbahen deri në tetor 2025 dhe sondazhet e fundit tregojnë se liberalët e Trudeau do të pësojnë një humbje të rëndë zgjedhore kundër konservatorëve të qendrës së djathtë. Sondazhet thonë se ai është bërë gjithnjë e më i papëlqyer në mesin e kanadezëve.

Gjatë intervistës për Radio-Canada ai u shpreh se i është dashur të bëjë sakrifica të shumta gjatë drejtimit të vendit.

“Sigurisht, është super e vështirë. Është shumë e mërzitshme ndonjëherë”, thotë ndër të tjera Trudeau i cili erdhi në pushtet në vitin 2015.

Trudeau erdhi në pushtet me një fitore mbresëlënëse që i dha fund gati një dekade sundimi të partisë Konservatore në Kanada. Por mbështetja për liberalët është zbehur kohët e fundit.

Klan News