Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet sot me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media nga Zyra e Kryeministrit, Kurti sot në mëngjes ka udhëtuar për në Stamboll të Turqisë ku do të zhvillojë një vizitë pune 1-ditore.

Atje, Kryeministri Kurti do të pritet në takim dypalësh nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Pas takimit dhe darkës së punës, do të ketë një konferencë të përbashkët për media, thuhet në komunikatë.

Bashkë me Kryeministrin Kurti kanë udhëtuar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. /Klan Kosova