Kryeministri Majko u ka bërë thirrje sot prefektëve për mirëkuptim politik dhe angazhim maksimal në zbatim të ligjit për të bërë të mundur zhvillimin në baza sa më ligjore të procesit të referendumit të Kushtetutës. Kryeministri Majko u shpreh se duhet bashkëveprim i të gjithë krerëve të partive politike në mënyrë që të kapërcejnë pengesat dhe vështirësitë. Prefektët vendosën në dukje problemet që kanë dalë në hartimin e listave të votuesve në krijimin e komisioneve pranë qendrave të votimit dhe në shpërndarjen e bazave materiale në zonat e thella malore të vendit.

Pamje kryeministri Pandeli Majko, Ilir Meta, Musa Ulqini takim me prefektët./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame