Dhjetëra drejtues të Ministrisë së Rendit Publik, kanë festuar sot Vitin e Ri në një koktej ku mori pjesë edhe kryeministri, Meta. Drejtuesit e Ministrisë së Rendit dhe të drejtorisë së Policisë së Tiranës, i kanë uruar njëri-tjetrit një vit më të mbarë në vendosjen dhe ruajtjen e rendit publik.

Ministri, Ilir Gjoni e cilësoi viti 2001 si të suksesshëm dhe theksoi se forcat e policisë, janë futur në rrugën e ndryshimit për të garantuar rend dhe qetësi, sidomos për të përballuar sfidat e kohës përballë të cilave kanë dhënë jetën dhjetëra policë. Edhe kryeministri Meta bëri një urim të veçantë për familjet dhe fëmijët e policëve të vrarë.

Shëndetin e parë unë e kam për kujtimin e të gjithë shokëve tuaj edhe shokëve tanë të cilët kanë dhënë jetën, për forcimin e ligjit, të shtetit dhe të institucioneve në këtë vend.

Kujtimi i tyre dhe njëkohësisht të ketë shëndet edhe për familjet e tyre, për fëmijët e tyre. Në do të vazhdojmë të ju qëndrojmë edhe më pranë edhe në të ardhmen, duke qenë të ndërgjegjshëm, se themelet e këtij shteti që po forcojmë çdo ditë janë të fuqishme sepse në këto themele qëndron vepra, qëndron edhe kujtimi i tyre”, uroi kryeministri Meta.

Kryeministri theksoi se një Shqipëri Europiane nuk mund të jetë e tillë pa një rend publik të stabilizuar, prandaj është e rëndësishme që gjatë vitit 2002 të gjithë duhet të bashkojmë forcat për të përmbushur detyrimin për një Shqipëri të integruar./tvklan.al