Kryeministri Meta është shfaqur optimist për të ardhmen e kabinetit të tij pas lajmeve të mira që vijnë nga liqenet dhe hidrocentralet. Meta nuk ka kursyer akuzat për Partinë Demokratike e cila sipas tij nuk i ka paguar të gjitha detyrimet KESH-it për energjinë elektrike.

“Qeveria pavarësisht nga kjo është plotësisht e angazhuar në këtë drejtim dhe po kështu mirëpret kritikat dhe kupton dhe pakënaqësitë e qytetarëve të cilët nuk duan të analizojnë arsyet objektive të kësaj situate, por në asnjë mënyrë nuk pranon kritkat e papërgjegjshme të PD-së që për 5 vjet nuk ka bërë asgjë për sistemin energjetik në vend, përkundrazi dhe së dyti kjo parti nuk paguan energjinë elektrike.“/tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame