Shtabi i emergjencës në Ministrinë e Pushtetit Lokal, me përfaqësues të financave, rrugëve, rezervave të shtetit, shëndetësisë dhe bujqësisë i kanë raportuar kryeministrit Meta veprimet e çdo digasteri dhe situatën më të fundit në zonat e mbuluara nga dëbora.

Sipas ministrit të Pushtetit Lokal, Arben Imami edhe ndërlidhja telefonike me Bajram Currin është bërë e vështirë. Në këtë takim merrte pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko.

Aktualisht po merren masa për hapjen e rrugëve Bajram Curri-Peshkopi. Në aksin Vau i Dejës-Pukë, Fushë Arrës-Kukës po punohet edhe nëse nuk do të regjistrohen reshje dëbore ajo do të hapët që sot.

Ktyeministri është interesuar për furnizimin me ushqimeve të këtyre zonave, për të cilat është pergjigjur drejtuesi për emergjencat në ministrinë e Mbrojtjes.

Një autokolonë me 40 ton ndihma ndodhet në Kukës. Ku pritet që pushteti lokal të bëjë shpërndarjen. Janë derguar 20 ton miell, 4 ton konserva, 2500 batanije. Si dhe është nisur kolona e dytë me ushqime nga Kryqi I Kuq./tvklan.al