Kryeministri Ilir Meta ka paralajmëruar sot punonjësit e administratës dhe në veçanti ata që punojnë në organet doganore tatimore se s’ka ndërmend të rrezikojë realizimin e programit qeveritar dhe të ardhmen e Qeverisë për hir të individëve të papërgjegjshëm që diskreditojnë shtetin duke e vjedhur atë.

Pa realizimin e të ardhurave doganore, pa financat e të ardhurave publike, programi që ka qeveria në të gjitha fushat e tjera mbetet i rrezikuar. Kështu që më mirë të rrezikojmë individë të papërgjegjshëm,qoftë në dogana dhe uroj të mos ketë mbetur më njeri i tillë, qoftë këto në tatime dhe kudo tjetër në mënyrë që të mos rrezikojmë programin e qeverisë dhe të mos rrezikojmë mos realizimin e atyre standarteve që kërkon sjellje qytetare sot, nga të gjthë ne.”

Qeveria do të ndryshojë imazhin e krijuar për doganat në opinionin publik si një vend ku pasurohesh shumë shpejt dhe ndjehesh i mbrojtur nga persona të veshur me pushtet, ka thekuar Kryeministri Meta.

Ashtu si unë kam vendosur të respektoj të gjithë shkallët e hierarkisë qeveritare dhe të administratës, të gjithë të tjerët duhet të bëjnë të njëjtën gjë. Askush nuk mund të krijojë lidhje të shkurtër këtu në kurriz të personalitetit të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, apo të Minstrit të Financave apo me Kryeministrin, ose me kryetarë të tjerë partie. Ka një hierarki dhe kush nuk e respekton atë del nga institucioni, del nga shteti dhe të shkojë tek privati. Në shtet ka rregull, nuk ka kaos. Mendoj që mesazhi që dhashë është dhe për ish drejtorin përkatës të Policisë. Problemet duhet të ndiqen, të verifikohen në rrugë ligjore dhe institucionale. Koha kur në shtet bëhej gallatë ka ikur.”

Kryefinancieri Angjeli tha se gjatë vitit 2000 në çdo hallkë të administratës doganore ku janë rreth një mijë të punësuar do të mbizotërojë një mentalitet i ri dhe strukturat do të marrin të gjitha përgjegjësitë mbi vete./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame