Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Kryeministri Ilir Meta:- “Uroj një vit të ri më të mirë, një vit të ri më të mbarë, më të qetë, uroj më shumë mirëqenie dhe më shumë shpresë edhe besim, se të gjithë Viti i Ri do t’i gjej më mirë”.

Gazetarja:- Çfarë do të ofrojë qeveria shqiptare në zgjedhjet e 2001, duke pasur parasysh realizimin e zgjedhjeve lokale?

Kryeministri Ilir Meta:- “Mendoj se qeveria do të realizojë me përkushtim dhe me angazhim ligjor dhe kushtetues, gjithë detyrimet e saj, ashtu sikurse është e qartë se zgjedhjet nuk janë tashmë vetëm një obligim i qeverisë, por ka edhe institucione kushtetuese. Besoj që të gjithë së bashku duhet të bëjmë maksimumin, që zgjedhjet e Qershorit të 2001 të jenë akoma më të mira se zgjedhjet e 1 Tetorit”.

Gazetarja:- Si e mendoni bashkëpunimin me opozitën? A ka shanse për bashkëpunim?

Kryeministri Ilir Meta:- Unë mendoj se derisa të gjitha forcat politike do të ndihen përgjegjësi për të ardhmen e këtij vendi. Duhet patjetër që të besojmë se do të ketë shanse, për një dialog dhe për një bashkëpunim gjithmonë të mirë të vendit dhe të forcimit të institucioneve, demokratike të cilat u takojnë të gjithëve”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego