Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kryeministri Meta ka deklaruar sot vendimin për prishjen e të gjitha ndërtimeve pa leje në Parkun Rinia. Ky vendim i marrë në prag të fushatës elektorale, pritej prej kohësh nga qytetarët e Tiranës.

Kryeministri Ilir Meta:- “Duke vendosur sot, përfundimisht për ta kthyer këtë park në identitet. Në këtë mënyrë, u kthejmë përgjigje interesimit të gjithë atyre qytetarëve, të rinjve, të cilëve dëshirojnë që ky park të jetë i tyre dhe të mos jetë atyre fenomeneve dhe shqetësimeve për të cilat ai tashmë është bërë i njohur. Me këtë vendim mendoj se ne gjithashtu jemi luajal edhe ndaj atyre që kanë investuar gjatë kësaj kohe atje, në mënyrë që ta zhvendosin aktivitetin e tyre diku tjetër. Ky është parku i rinisë është parku i kryeqytetit dhe ne duhet t’ia kthejmë atij”.

Shpresoj, tha kryeministri, se bashkëpunimi midis institucioneve, për realizimin e këtij aksioni do të jetë efektiv./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego