Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kryeministri i ri shqiptar Ilir Meta do të kryejë vizitën e tij të parë zyrtare në Greqi javen e ardhshme. Sipas burime të Partisë Socialiste mësohet se Meta në këtë vizitë do të shoqërohet nga kryetari socialist Fatos Nano. Në këtë vizitë kryeministri shqiptar Meta do të takohet me homologun e tij grek Simitis.

Diskutimet mes të dyja palëve do të përfshijnë zhvillimet politike në Ballkan, Kosovë, energjinë elektrike, si dhe sigurinë në Rajon. Problem tjetër i cili do të jetë prezen në takimet greko-shqiptare, është edhe ai i refugjateve shqiptarë në Greqi. Vizita e kryeministrit shqiptar në Greqi do të nisë javën e ardhshme./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori