“Të gjitha bizneset e vogla dhe ato familjare të regjistruara në punë e që kanë ndaluar aktivitetin e tyre për shkak të epidemisë së shkaktuar nga koronavirusi, nuk do të paguajnë qiratë”.

Përmes një akti normative, qeveria ndalon çdo qiradhënës t’u kërkojë pagesën mujore këtyre subjekteve.

Lajmin e beri të ditur Kryeministri Rama, i cili paralajmëroi edhe penalitete për këdo që nuk zbaton këtë akt.

“Qiradhënësit do të ndalohen t’u kërkojnë pagesën mujore këtyre subjekteve ose do të penalizohen me gjobë sa pesëfishi i vlerës së qerasë përkatëse! Për çdo rast presioni nga qeradhënësit, subjektet qeramarrës të dy kategorive të mësipërme, të drejtohen në faqen online të Drejtorisë së Përgjithshme të tatimeve”!

Por ky nuk ishte i vetmi njoftim i kreut të qeverisë.

“Kush ka humbur punën në të zezë dhe ka këtë hall, mund të përfitojë nga kjo masë vetëm duke denoncuar punëdhënësin”!

Pak ditë më parë qeveria miratoi paketën financiare për 60 mijë biznese, që jep 26 mijë Lekë pagë për çdo të punësuar ose vetëpunësuar në bizneset me xhiro vjetore deri në 14 milionë Lekë për ato kategori që lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Tv Klan