Pandeli Majko sëbashku me ministrin Luan Hajdaraga ishin të pranishëm në stërvitjen ushtarake ku bëri thirrje që ushtrisë ti rikthehej dinjiteti. Duke iu drejtuar ushtarakëve , Majko tha :

” Në këto momente edhe në emër të qeverisë ju kërkoj forcimin e disiplinës, forcimin e veprimit aty ku duhet dhe kërkohet sepse me mesazhin që na dhatë sot, dhatë më shumë se sa mesazhi i një stëvitjeje. Besoj se më mirëkuptoni kur them ketë gjë pikërisht për momentet e vështira që po kalon Shqipëria po sidomos për momentin delikat që shteti Shqiptar po kalon me kufijtë verior të tij. E di që keni kaluar mjaft situata të vështira por si kryeministër në emër të qeverisë ju them se qeveria do të qëndrojë pranë jush  jo vetën në kuptim retorik të fjalës.”

Pamje kryeministri Pandeli Majko në stërvitjen ushtarake. Ministri Luan Hajdaraga./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame