Si kryeministër i dekretuar nga presidenti i Republikës, pas negociatash me partitë e koalicionit, për situatën e ngarkuar që ndodhet vendi, presidenti Mejdani me miratimin tim, dekretoi qeverinë e re!” –

hapi fjalimin e tij majko.

Emërimet e bëra janë :

Zv.kryeministër dhe Ministër i Koordinimit Ilir Meta. Ministër Shteti Arben Imami, Ministër i Rendit Petro Koci, Ministër i Mbrojtjes Luan Hajdaraga, Ministër i Punëve të Jashtme Paskal Milo, Ministër i Financave Anastas Angjeli, Ministër i Drejtësisë Thimio Kondi, Ministër i Ekonomisë Ylli Bufi, Ministër i Tregtisë Ermelinda Meksi,Ministër i Transportit Ingrid Shuli, Ministër i Bujqësisë Lufter Xhuveli, Ministër i Pushtetit Lokal Arben Dehmeti, Ministër i Arsimit Ethem Ruka, Ministër i Punës Kadri Rrapi, Ministër i Shëndetësisë Leonard Solis, Ministër i Kulturës Edi Rama, Ministër i Informacionit Musa Ulqini, Sekretar Shteti për Integrimin Maqo Lakrori. Prioritet për qeverinë e re do jenë rendi  dhe  Kosova.

Pamje, kryeministri i ri Pandeli Majko, konferencë shtypi. /tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame