Pandeli Majko në një mbledhje me biznesmenët shqiptarë, u ka bërë thirrje që duhet të distancohen nga kontrabanda dhe korrupsioni, për të çrrënjosur konceptin se Shqipëria është vend trafiqesh ilegale dhe për të ndërtuar një Shqipëri të punës së ndershme.

Kjo ka qënë asambleja e parë e përgjithshme e bashkimit të organizatave të biznesit shqiptar. Majko ftoi biznesmenët shqiptarë që të jenë partnerë dinjitoz dhe të marrin pjesë aktive në procesin e privatizimit të sektorëve të rëndësishëm të ekonomisë.

Duke folur për rëndësinë e miratimit të Kushtetutës, kryeministri Majko shprehu angazhimin e qeverisë qe rregulli dhe ligji të jenë garanci reale për të gjithë biznesmenët shqiptarë./tvklan.al