Morawiecki akuzoi edhe ish-kancelaren gjermane Merkel se ka heshtur që nga fillimi i luftës

Kreymeninistri polak Mateusz Morawiecki deklaroi se vrasjet e civilëve në qytetin ukrainas Bucha të rikapur nga forcat ruse duhet të trajtohen si “gjenocid”. Morawiecki ia atribuoi vrasjet Rusisë dhe bëri thirrje për sanksione më të ashpra të Bashkimit Europian si përgjigje, për të “thyer përfundimisht makinën luftarake të Putinit“.

Morawiecki kritikoi gjithahshtu presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.

“President Macron, sa herë keni negociuar me Putinin? Çfarë keni arritur? A e ndaluat ndonjë nga këto veprime? Ju nuk negocioni me kriminelët, ju i luftoni ata. Askush nuk negocioi me Hitlerin. A do të negocionit me Hitlerin, me Stalinin?”

Ndërkohë disa komente i kishte edhe për kancelarin gjerman Scholz të cilit i kërkoi që të ashpërsojë sanksionet ndaj oligarkëve rusë.

“Kancelar Scholz. Nuk janë zërat e bizneseve gjermane, miliarderëve, ata që po ju pengojnë nga aksioni, që duhet të dëgjohen sot në Berlin. Janë zërat e grave dhe fëmijëve të pafajshëm, zërat e njerëzve të vrarë që duhet të dëgjohen nga të gjithë gjermanët dhe politikanët gjermanë”.

Ai akuzoi gjithashtu ish –kancelaren gjermane Angela Merkel, se ka qëndruar e heshtur që nga fillimi i luftës. Polonia, e cila ka mirëpritur mijëra refugjatë ukrainas, ka ndihmuar gjithashtu kryeprokurorin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale të mbledhë dëshmitë e dëshmitarëve nga refugjatët si pjesë e një hetimi për krimet e luftës.

Klan News