Rama çel ekspozitë me punimet e tij në Athinë
23:20 20/03/2023
Të pranishëm edhe Misotakis e Dendias
Kryeministri Edi Rama ka çelur mbrëmjen e sotme një ekspozitë në Athinë me punimet e tij në pikturë dhe skulpturë të titulluar “Improvizimet”.
Në ceremoni kanë qenë të pranishëm edhe Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe ministri i Jashtëm Nikos Dendias i cili ka publikuar edhe disa foto në rrjetet sociale.
Në fjalën e tij, Dendias vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve duke u shprehur se Greqia e sheh Shqipërinë si një fqinj dhe mik të ngushtë duke shpresuar që së shpejti ajo të jetë një anëtare e familjes evropiane.
Tv Klan

