Rama: Dhuna ndaj grave, krim i rëndë

Rama: Dhuna ndaj grave, krim i rëndë

10:44 09/10/2019

“Burrat e dhunshëm duhen izoluar, ndryshojmë ligjin”

Dhuna ndaj grave do të quhet një krim i rëndë penal dhe burrat e dhunshëm duhet të izolohen. Në forumin rajonal për promovimin e konventës së Stambollit që kriminalizon dhunën ndaj grave dhe vajzave të mbajtur në Tiranë, Kryeministri Rama paralajmëroi masa të ashpra kundër këtij fenomeni.

“Unë mendoj që burrat që janë të dyshuar që kanë gjasa të veprojnë në këtë mënyrë duhet të largohen nga shtëpia për një periudhë të caktuar kohore dhe duhet të izolohen. Kur burri dhunon gruan, duhet të cilësohet një krim i rëndë. E më pas, e gjithë tërësia e mundësive vjen së bashku me këtë, e çon stekën më lart, e trajton si një vepër penale të rëndë, e qartëson dhe në këtë mënyrë e kanalizon në forma të tjera.Ne po punojmë lidhur me këtë dhe shumë shpejt do dalim me një propozim, i cili do jetë shumë i rreptë përsa i përket dhunuesve dhe autorëve të dhunës në familje”.

Për kreun e delegacionit të Bashkimit Europian, dhuna me bazë gjinore sjell pasoja të rënda.

“Pasojat e dhunës më bazë gjinore janë shkatërruese. Ato cënojnë shëndetin, sigurinë, dinjitetin dhe lirinë e grave dhe vajzave. E mëgjithatë ato mbeten prapë së prapë në heshtje. Duke qenë se dhuna nuk raportohet sa duhet dhe ankesat nuk regjistrohen në mënyrë sistematike, BE është shumë e anazhuar të përmirësojë barazinë gjinore të grave dhe vajzave dhe t’i fuqizojë ato”.

Sipas raportit të fundit të OSBE, 1 në 5 gra apo vajza në vendin tonë kanë përjetuar dhunë fizike ose seksuale që në moshë 15 vjeç. Mbi 80 % e tyre e thonë se dhuna ndaj grave është e zakonshme dhe nuk e denoncojnë.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori