Në ceromoninë e 105-vjetorit të Policisë së Shtetit organizuar në Lezhë, kryeministri Edi Rama tha se 2017 ishte viti me rezultatet më të mira në 27 vitet e fundit.

Edi Rama:

“Shqiperia doli nga harta që kultivojnë dhe trafikojnë lëndë narkotike. S’ka as Lazarat dhe as lazaratër.Hoqi nga grupet 40 milionë Euro pasuri. Vrasjet më të ulta. Arrestimet për trafik droge janë shumëfishuar. Aksidentet janë më të ulta”.

Por pavarësisht këtyre rezultateve, kreu i qeverisë pranoi se në radhët e uniformave blu nuk kanë munguar edhe të korruptuarit apo ata që kanë lidhje kriminale. Zgjidhjen për këtë, Rama thotë se do ta japë Vetingu në polici.

https://www.youtube.com//embed/mmYariAfFgE

Edi Rama:

“Ky proces nuk ka përfunduar. Edhe spastrimi i domosdoshëm do të realizohet. Brenda 100 ditëve u përfundua hartimi i bazës ligjore për vetingun në polici i cili nis së shpejti dhe është po aq i rëndësishëm sa vetingu në drejtësisë. Procesi do të largojë të gjithë policët e përfshirë në grupe kriminale. Kjo është baza e mandatit të dytë. Kjo është policia e Shqipërisë”.

Edhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj vuri theksin tek pastrimi i policisë nga të korruptuarit e të paaftët.

Fatmir Xhafaj: “

Do të qëndrojnë më të mirët”.

Aktivitete në rastin e 105-vjetorit të policisë u zhvilluan edhe në drejtoritë rajonale të policive, ku përkujtuan edhe të rënët në detyrë gjatë 27 viteve janë 259.

Tv Klan