Kryeministri Edi Rama do të jetë i ftuar sonte në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Kreu i qeverisë do të jetë përballë një paneli gazetarësh, ku do të flasë për aktualitetin politik, situatën e pandemisë së Covid-19, zgjedhjet parlamentare të Prillit 2021 dhe shumë çështje të tjera.

Një temë e “nxehtë” janë edhe akuzat e fundit të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për inceneratorët, por edhe ato të Presidentit Ilir Meta.

Për këto dhe të tjera, Edi Rama sonte në orën 21:00 në Opinion, në ekranin e televizionit Klan. /tvklan.al