Kryeministri Rama, i djersitur pas fjalimit në Parlament për Portin e Durrësit

Kryeministri Rama, i djersitur pas fjalimit në Parlament për Portin e Durrësit

14:26 24/11/2022

Për gati 1 orë Kryeministri Edi Rama mbajti fjalim 60 minuta në Parlament për projektin e Portit të ri të Durrësit.

Kreu i qeverisë iu përgjigj akuzave të opozitës dhe u ktheu përgjigje të gjitha pretendimeve nga Partia Demokratike për këtë investim, që sipas Ramës do të ketë ndikim të madh ekonomik në Durrës dhe Shqipëri.

Pas fjalimit, Rama u largua drejt zyrës së tij në Kryeministri, ku prej andej publikoi një foto të tij se si ishte djersitur pas diskutimit të tij në seancë plenare.

Prapaskenë pas Kuvendit – I sapodalë nga zhytja në histori për Durrësin 2030”, shkruan Rama në Facebook. /tvklan.al





Të ngjashme