Kryeministri Rama i ftuar sonte në Opinion



Kryeministri Rama i ftuar sonte në Opinion

13:07 29/04/2021

Pasi fitoi mandatin e tretë në krye të qeverisë, Kryeministri Edi Rama do të jetë i ftuar sonte në emisionin Opinion në Tv Klan.

Përballë një paneli gazetarësh, Rama do të flasë pikërisht për procesin zgjedhor rezultatin, por edhe për akuzat dhe kundërakuzat mes tij dhe Presidentit Ilir Meta.

Njëkohësisht do të flasë edhe për raportet me Lulzim Bashën dhe opozitën. Kujtojmë se pas fitores së zgjedhjeve, Kryeministri Rama i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit opozitës, duke deklaruar publikisht se e vetmja opozitë që njohin është Partia Demokratike.

Për këto dhe shumë të tjera, ndiqni sonte emisionin Opinion nga Blendi Fevziu në orën 21:00 në ekranin e televizionit Klan. /tvklan.al










Të ngjashme