Kryeministri Edi Rama thotë se e ka patur të vështirë të besojë lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani. Në një postim në rrjetet sociale, Rama nuk gjen fjalë për të përshkruar dhimbjen.

“O Zot! U deshën minuta të tëra ta besoja se ishte i vërtetë lajmi i humbjes së Gjergjit. Sa shumë gjëra për të thënë e sa pak fjalë mblidhen bashkë në këtë moment… Miku i shtrenjtë dhe i mirë qysh nga kohët më të vjetra, regjizori Gjergj Xhuvani, nuk i çeli më sytë, pasi mbrëmë përfundoi në Romë, filmin e tij të ri. S’kam fjalë…”.

Regjisori Gjergj Xhuvani u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare. Ai ndodhej në Itali ku po kryente montazhin e filmit të tij të fundit “Liqeni im”. /tvklan.al