Rama letër të hapur Bashës – TV KLAN

Rama letër të hapur Bashës

"S'kam fuqi ta ndryshoj 30 Qershorin, por i lirë ta diskutosh në tryezën e dialogut"

Pas disa thirrjeve të herë pas hershme në konferenca per shtyp, Kryeministri ka vendosur t’i drejtohet me një letër publike Lulzim Bashës për t’i kërkuar të nisin dialogun pa kushte për atë që e cilëson si mosmarrëveshje mes palëve.

“Ju drejtohem me këtë letër publike, në përpjekjen për t’i thirrur arsyes Suaj dhe për t’iu kthyer të vetmes rrugë që demokracia njeh, për trajtimin e mosmarrëveshjeve mes palëve: Dialogut! S’kam se si ta mirëkuptoj as gjuhën e urrejtjes, as djegien e mandateve, as dhunën e frymëzuar e organizuar prej Jush, prej së cilës nuk jeni distancuar asnjëherë; për të cilën jeni akuzuar botërisht, me emër e me mbiemër, nga partnerët e miqtë e pazëvendësueshëm të Shqipërisë dhe si pasojë e së cilës sot, një numër jo i vogël ndjekësish Tuajt gjenden në duart e drejtësisë. S’kam si të mirëkuptoj kurrësesi, as bojkotin e paprecendentë të zgjedhjeve dhe lëre pastaj, shantazhin mbi vendin e mbi qytetarët e këtij vendi, se Ju nuk do t’i lini ata të votojnë në 30 Qershor”.

Por pavarësisht ftesës për dialog Rama e bën të qartë se edhe pse datën e zgjedhjeve, ai nuk ka fuqi ligjore ta negociojë këtë çështje Lulzim Basha mund ta shtrojë për diskutim në tryezën e dialogut.

“Dialogun s’mund ta pengojnë asesi, qoftë pozicioni Juaj ekstrem në lidhje me zgjedhjet vendore, qoftë pamundësia ime ekstreme në lidhje me datën kushtetuese të zgjedhjeve. Jeta politike nuk mbaron në 30 qershor dhe që të jemi të qartë mes nesh, zgjedhjet në 30 qershor Ju mund t’i vështirësoni, nëse do t’i shkoni deri në fund rrugës pa krye, ku po e udhëhiqni grupimin Tuaj politik, por s’ka asnjë shans që t’i ndaloni të zhvillohen. Por Dialogu duhet të nisë pa humbur kohë, pavarësisht atyre që thoni e mendoni të bëni Ju në 30 qershor dhe pavarësisht faktit se unë 30 Qershorin s’kam asnjë fuqi ligjore ta negocioj, edhe pse Ju jeni i lirë ta diskutoni në Tryezën e Dialogut”.

Dialogun pa kushte Kryeministri e kërkon për Shqipërinë dhe shqiptarët që sipas tij po ju kushton shtrenjtë kriza e pakuptimtë politike.

“Unë Ju ftoj në një dialog pa kushte dhe në kushtet kur Shqipëria e shqiptarët, nuk meritojnë përkeqësimin e një situate politike krejt të pakuptimtë, e cila po u kushton në mënyrë krejt të pamerituar. Shumica dërrmuese e tyre, përfshirë edhe shumicën e atyre që si zgjedhës të pakicës, s’kanë votuar e s’kanë ndërmend të votojnë ndonjëherë për mua dhe qeverinë që drejtoj, duan dialog mes nesh, e jo acarim mes shqiptarëve dhe dëmtim të Shqipërisë, për shkakun tonë. Aq më pak duan çka Ju po u ofroni sot, në një rrugë ku, të kuptohemi, nuk është fare halli im se do shkoni keq e më keq politikisht si grupim, po ku edhe ata vetë janë të humbur dhe ku askush nuk del i fituar”.

Vetë Edi Rama pranon në letrën e bërë publike në rrjetet sociale dhe që ende nuk e ka nisur në adresën e Lulzim Bashës se shpresat janë të vakta për të marrë një përgjigje pozitive për ftesën e tij.

“Me shpresën e vobektë se ftesa ime do të merret parasysh dhe me urimin, që përveç fjalive propagandistike, të marr mbrapsht edhe përgjigjen pozitive për këtë ftesë, Ju lutem zoti Kryetar të pranoni shprehjen e dëshirës sime të sinqertë për shëndet të patrazuar, për Ju personalisht dhe familjen Tuaj”.

Tv Klan

Kategori
Lajmet KryesorePolitikaTe funditTë gjithaVideo
2 Komente
  • Peter smith
    22 Maj 2019 at 17:20
    Përgjigju

    Unë sinqerisht pres një përgjigje nga Basha.

  • ANDONI KOKA
    22 Maj 2019 at 21:43
    Përgjigju

    ZOTI RAMA ! JUVE BETE MIRE QE BOTUAT LETREN E HAPUR POR
    DUHET TE DISH SE ! OPOZITA KA NJE KRYETAR (GOMAR ),OSE ESHTE KRYETAR
    I NJE ÇETE (GOMARESH )! PER KETE PRESIM VLERESIMIN E (MONA-PRESIDENTES)

  • Përgjigju

    *

    *





    Emisione