Grupi parlamentar socialist ka zytarizuar qëndrimin për të kërkuar shkarkimin e kryetarit te KQZ, Klement Zguri.

Vetë kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në një prononcim për mediat tha se nuk do të përfshihet në deklarata politike pas kërkesës së mazhorancës për largimin e tij dhe se vendimi i marrëpër kryebashkiakun e Mallakastrës nuk është ankimuar nga asnjë subjekt politik.

Por kryeministri beri të ditur se paralelisht  do të nisin procedurat edhe për shkarkimin e kryebashkiakut demokrat te Mallakastrës, që sipas socialiste preket nga ligji i dekriminalizimit për shkak të një dënimi për vjedhje.

Negociatat mes ministrave te jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë për të adresuar të gjitha çështjet të vazhdojnë të mbeten ende të hapura mes dy vendeve janë përshëndetur nga kryeministri.

Ne mbledhjen e grupit socialist kreu i qeverise paralajmëroi se si pjesë e aksionit antiinformalitet do të nisin kontrolle të imtësishme në kompanitë e mëdha publike pasi ka të dhëna se i shmangen detyrimeve duke mos deklaruar pagën reale të punonjësve.

Kryeministri ironizoi dhe qëndrimin që po mban opozita lidhur me projektbuxhetin, duke thënë se qeveria vjen me paketën me të madhe e investimeve publike, që ulin ndjeshëm borxhin publik.

Tv Klan