Kryeministri Rama: Qytetarët të paguajnë dritat ose nuk do të kenë, nuk u bë deti kos

Kryeministri Rama: Qytetarët të paguajnë dritat ose nuk do të kenë, nuk u bë deti kos

17:42 25/03/2020

Në një komunikim me ministrat përmes video-konferencës, Kryeministri Edi Rama ka bëri të ditur se nuk do të ketë asnjë tolerim për qytetarët që nuk paguajnë dritat.

Duke folur për situatën e krijuar nga koronavirusi, shefi i qeverisë u shpreh se janë falur kamatëvonesat, por pagesa e dritave duhet të bëhet patjetër, në të kundërt ata qytetarë që nuk paguajnë do t’u ndërpritet energjia elektrike.

“Pagesat e dritave do të bëhen një për një. Kush nuk i paguan nuk do të ketë drita. Këtu nuk është bërë deti kos. Mospagesa e dritave bëhet një efekt negativ në gjithë hallkat dhe mund të përfundojmë në kolaps. Pagesa e dritave nuk negociohet. Kemi falur kamatëvonesat komplet, tani të gjithë janë vetëm në raport me aktualitetin. Kush thotë se nuk kam mundësi, të kursejë dritat, nuk ka rrugë tjetër. Nuk mundet dot që ne të hyjmë në një situatë krize në sektorin e energjisë nga e para sepse implikimet janë të jashtëzakonshme”, deklaroi Kryeministri Edi Rama për këtë çështje. /tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi