Kryeministri Edi Rama do të jetë mbrëmjen e kësaj të enjteje i ftuar në studion e “Opinion” në Tv Klan përballë gazetarit Blendi Fevziu.

Kreu i qeverisë do të flasë për temën e nxehtë politike të këtyre ditëve, atë të Reformës Zgjedhore e po ashtu edhe për zhvillimet e tjera të aktualitetit, ndërsa përballë tij do të jetë një panel analistësh.

Intervistën do të mund ta ndiqni në Televizionin Klan në orën 21:00. /tvklan.al