Kryeministri Rama sonte në Opinion, intervistë nga Nju Jorku me Blendi Fevziun





Kryeministri Rama sonte në Opinion, intervistë nga Nju Jorku me Blendi Fevziun

15:25 22/09/2022

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e sotme do të jetë Kryeministri i vendit Edi Rama.

Kryeministri Rama do të jetë në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu nga Nju Yorku, ku ndodhet në kuadër të sesionit të 77- të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kreu i qeverisë do të pyetet për aktualitetin politik, raportet me opozitën si dhe raportet me aleatët.

Ndër të tjera Rama do të pyetet mbi sulmet kibernetike, situatën me krimin në vend dhe çështje të tjera të nxehta të aktualitetit.

Për më shumë ndiqni sonte “Opinion” në orën 21:00 në Tv Klan.













Të ngjashme