Kryeministri Edi Rama do të jetë i ftuar sonte në mbrëmjen në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në Tv Klan. Shefi i qeverisë do të pyetet për çështjet aktuale, krizën politike, bojkotin e opozitës, zgjedhjet vendore të 30 Qershorit për të cilat Partia Demokratike thotë se nuk do të zhvillohen, ndërsa Kryeministri është i bindur se do të mbahen në datën e përcaktuar.

Rama do të pyetet se çfarë ndodhi në Samitin e Berlinit mes tij dhe Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, mes të cilëve pati replika në distancë. Çfarë mendon ai për taksën e Kosovës ndaj Serbisë? A ka rol në arritjen e një marrëveshje të mundshme Kosovë-Serbi?

Për këto dhe të tjera, Kryeministri Edi Rama sonte në orën 21:00 në “Opinion”, Tv Klan! /

tvklan.al