Pas vendimeve të ndryshme të marra nga grupet e studentëve, disa prej të cilëve bllokuan rrugën tek “Zogu i Zi”, shumë të tjerëve që vijuan të qëndronin para Ministrisë së Arsimit, dhe disave që shkuan para kryeministrisë,  kreu i qeverisë ka reaguar me një postim në rrjetet sociale.

Kryeministri Rama tha se studentët i mbytën me presionin kundër dialogut se ai do i përçante, por nuk lë pa ngritur pyeten se kush i përçau tani pasi nuk pranuan dialog me qeverinë.

Ju mbytën me presionin kundër Dialogut se do ju përçaja unë, po tani kush ju përçau?! Mos e vrisni mendjen, unë jam me studentët jo me maskat e Lsi-PD dhe s’ju le në baltë. Jo ato pikat, po shumë më tepër se aq do bëjmë së bashku. Me të nisur Dialogun, s’ndalemi më për Universitetin”

, shkroi Rama. /tvklan.al