Gjatë pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kryeministri Edi Rama ka është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj organizate Antonio Guterres.

Zyra e shtypit e kreut të qeverisë zbulon se në takim u shkëmbyen pikëpamje mbi sfidat e zhvillimit dhe u theksua nevoja e bashkërendimit në adresimin e këtyre sfidave. Sekretari Guterres ka përgëzuar Shqipërinë për Integrimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Strategjie Kombëtarë të Zhvillimit. Situata politike dhe siguria në Ballkanin Perëndimor ishin në fokus të takimit.

Kryeministri Edi Rama po ashtu ka vlerësuar rolin dhe kontributin e agjencive të OKB në Shqipëri në procesin e reformave. Kryeministri Rama ka nënvizuar se njohja e plotë e Kosovës është një kontribut i drejtpërdrejtë për sigurinë e stabilitetin e të gjithë rajonit.

Edhe në fjalën e mbajtur në seancën e së premtes kryeministri Rama përmendi iniciativën për krijimin e një zone ekonomike mes vende të rajonit te Ballkanit si një mundësi bashkëpunimi dhe përfitimi reciprok. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se prioritet i mandatit të tij të dytë është integrimi në BE, i cili varet sipas tij nga reformat që do të bëjë vendi, por dhe nga qasja që do të mbajë Brukseli me hapjen e negociatave.

Tv Klan