Takime me krerët e shtetit dhe politikës kosovare

Kryeministri Rama ka vendosur që t’i takojë personalisht të gjitha palët politike në Prishtinë pas aktakuzës që Gjykata Speciale e Kosovës nxori për presidentin Hashim Thaçi dhe pasardhësin e tij në drejtimin e PDK, Kadri Veselin.

I pari që ka takuar ishte Fatmir Limaj, drejtuesi i Nismës, një tjetër ish-luftëtar i UÇK-së. Pas takimit, Limaj u shpreh se është përgjegjësi e udhëheqësve të forcave politike dhe institucioneve shtetërorë të Kosovës që t’i lemë anash dallimet dhe të veprojmë me gjakftohtësi.

Më pas, Rama u takua  me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin dhe më pas me kryeministrin Avdullah Hotin.

Rama u takua edhe me kreun e Vetëvendosjes dhe ish-kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe me dy të akuzuarit e Gjykatës Speciale, fillimisht me kreun e PDK-së, Kadri Veselin dhe në fund me Presidentin Hashim Thaçi.

Vete kryeministri Edi Rama para nisjes se takimeve njoftoi se qëllimi i vizitës dyditore është për të dëgjuar e mësuar më shume mbi atë që ai e cilëson si flete-rrufe speciale e që thotë se do te hyje si njolle turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtesisë, pasi praktiken e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur veç në epokat e sundimeve ideologjike a para tyre.

Në ditën e dytë të vizitës, zyra e shtypit e kreut të ekzekutivit shqiptar njofton se nuk do të mungojnë dhe takimet me kreun e LDK-së Isa Mustafën, atë të AKR-së, Bexhet Pacolli dhe ish-Kryeministrin Ramush Haradinaj. Me Haradinajn ky do të jetë takimi i pare pas shkëmbimit të replikave në distance dhe padisë që Rama ngriti kundër tij për shpifje, në lidhje me një marrëveshje për të copëtuar Kosovën.

Tv Klan