Kryeministri francez Michel Barnier shpalli qeverinë e tij të re të shtunën, duke i dhënë fund disa muajsh pasigurie politike që pësoi vendi pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Qeveria e re ka në përbërje 39 ministra dhe merr zhvendosje dukshëm djathtas, me emra nga radhët e konservatorëve dhe centristëve, të cilët janë mbështetës të presidentit Emmanuel Macron.

Ndërkohë opozita e majtë ka paralajmëruar nisjen e protestave, si dhe një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së kryeministrit Barnier.

Tv Klan