Stefan Lofven u rrëzua nga deputetët e opozitës, një javë kohë të japë dorëheqjen

Kryeministri suedez i qendrës së majtë Stefan Lofven nuk ka arritur që të marrë votëbesimin e Parlamentit, duke e zhytur vendin në një pasiguri të thellë politike ndërsa trajton pandeminë COVID-19.

Ai u rrëzua nga deputetët e opozitës të cilët i kanë dhënë atij një javë kohë që të japë dorëheqjen ose ta dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Me bllokimin e Parlamentit dhe sondazhet e opinioneve, kriza politike mund të mos zgjidhet shpejt, megjithëse ekonomistët thonë se kjo nuk do të ketë ndikim të madh në ekonomi.

Demokratët nacionalistë të Suedisë e quajtën votimin një çështje e rëndësishme për shumë votues. Mocioni i mosbesimit, i cili kërkoi 175 vota në Parlamentin me 349 vende për të kaluar, u mbështet nga 181 ligjvënës. Kjo erdhi pas debatit të ashpër mbi përcaktimin e qerave për banim. Mosmarrëveshjet bënë që partia e majtë të tërhiqte mbështetjen e saj për koalicionin qeverisës.

Lofven, 63 vjeç, është Kryeministri i parë suedez që rrëzohet nga një mocion mosbesimi i paraqitur nga opozita. Nuk është e qartë se cili do të jetë Kryeministri i ri nëse Lofven largohet.

Lofven siguroi një mandat të dytë në 2018. Që atëherë ai ka udhëhequr një qeveri të brishtë pakice të Social Demokratëve dhe të Gjelbërve, mbështetur nga ish rivalët politikë Partia e Qendrës dhe Liberalët.

Klan News