ErdoganKryeministri turk Recep Tayyip Erdogan ka shtyrë vizitën e tij në vendin tonë të planifikuar ditën e mërkurë.

Ky vendim i kreut të qeverisë turke vjen për shkak të tragjedisë së ndodhur pasditen e së martës në minierë qymyri ku humbën jetën disa minatorë dhe qindra të tjerë vazhdojnë të jenë të izoluar.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, në një postim  në Facebook.

“Bisedë e trishtë me kryeministrin Erdogan për tragjedinë e minatorëve në Turqi dhe mirëkuptim për shtyrjen e vizitës në Tiranë! Me zemër pranë në dhimbje”, shkruan Rama në Facebook.

tvklan.al