Këshilli i Ministrave i ka akorduar ditën e hënë një fond prej 20 milionë lekësh Ministrisë së Mbrojtjes për të ndihmuar në sigurimin e bazës ushqimore për blegtorinë në zonat e përmbytura në Shkodër.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të kryeministrisë, thuhet se me propozim të ministrit të Bujqësisë, Niko Pelëshi, u vendos që të akordohet fondi prej 20 milionë lekësh “për t’u përdorur për sigurimin e bazës ushqimore për blegtorinë në zonat e përmbytura në Shkodër”.

Fondi prej 20 milionësh i është pakësuar Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe i ka kaluar Ministrisë së Mbrojtjes. 

/tvklan.al