Qeveria ka imponuar kufizime të reja në përpjekje për të frenuar përhapjen e variantit ‘Omicon’

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Arden ka anuluar dasmën e saj pasi  në vend janë vendosur kufizime të reja për të frenuar përhapjen e variantit Omicron.

Dasma ime nuk do të vazhdojë”, u tha ajo gazetarëve, duke shtuar se i vjen keq për këdo që gjendet në një situatë të tillë. Ardern nuk e ka bërë të ditur datën e martesës së saj, por ishte përfolur  se ishte e afërt.

E pyetur nga gazetarët se si ndihej për anulimin e dasmës së saj me partnerin e saj Clarke Gayford, Ardern u përgjigj: Kështu e ka jeta.

Sipas rregullave të reja  baret dhe restorantet  por edhe evente si dasmat do të kufizohen në 100 persona. Nga ana tjetër qytetarëve do tu kërkohet të përdorin më shumë maskat .

Kufijtë e Zelandës së Re  u mbyllën për të  udhëtarët e huaj që nga marsi 2020. Qeveria shtyu planet për një rihapje me faza nga mesi i janarit deri në fund të shkurtit, për shkak të variantit ‘Omicron’.

Kujtojmë se fushata e vaksinimit në Zelandën e Re ka ecur me ritme të shpejta pasi rreth 94% e personave mbi moshën 12 vjeç janë plotësisht të  vaksinuar.

Klan News