Parada e krenarisë për të drejtat e komunitetit LGBT ka patur histori incidentesh dhe trazirash. Pas 17 vitesh nga e para, vetëm një grup i vogël ka protestuar për vlerat e familjes.

Asaj i ka prirë kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, e cila është e para udhëheqëse shteti e deklaruar gay.

“Ende ka probleme, por ne si qeveri bëjmë çdo ditë diçka që ta ndryshojmë këtë gjendje dhe të bëjmë çdo vit dhe çdo ditë edhe si njerëz nga një gjë për të mos qenë shoqëri homofobe”, tha Branko Ruzhiç, Ministër për Punën dhe Mirëqenien Sociale.

Organizatoret thane se kjo parade është ende e nevojshme pasi të drejtat e këtij komuniteti ende shkelen.

“Krahasuar me vitin 2001 tani gjithçka është me ndryshe në organizim pasi edhe Bashkimi Evropian bën presion, por ka ende punë për tu bërë”, tha njëri prej organizatorëve.

“Viteve të fundit ka ndryshuar shumë gjera edhe për shkak të qeverisë, por presim që një dite të mos jetë e nevojshme”, tha një tjetër.

Parada ka kaluar pa incidente të mëdha edhe pse e ruajtur nga forca të shumta policie.

Tv Klan