Në një reagim në rrjetet sociale, kryeministri polak Donald Trusk bëri thirrje që Europa të marrë tani përsipër angazhimet e nevojshme për mbrojtjen sepse më vonë nëse nuk parandalojnë një luftë më të gjerë do të duhet të shpenzojë 10 herë më shumë.

Në reagimin e tij, Trusk thekson rekordin e Polonisë në këtë çështje, pasi vendi shpenzon 4.7% të PBB-së së tij në mbrojtje, shumë më tepër se objektivi i NATO-s prej 2%.

“Nëse ne, evropianët, dështojmë të shpenzojmë shumë për mbrojtjen tani, do të detyrohemi të shpenzojmë 10 herë më shumë nëse nuk parandalojmë një luftë më të gjerë.

Si kryeministër polak, kam të drejtë ta them me zë të lartë dhe qartë, pasi Polonia tashmë shpenzon pothuajse 5% të PBB-së së saj për mbrojtje. Dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, shkruan kryeministri polak.

Ndërkohë më herët gjatë një konferencë për shtyp, kryeministri polak tha se nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë si pjesë e një force paqeruajtëse.

/tvklan.al