Policia e Tiranës po punon për të shoqëruar në komisariat një 41-vjeçar. Mësohet se I.Sh ka kryer vepra të turpshme me vajzën e mitur të bashkëjetueses së tij. 41-vjeçari është një person i dënuar më parë për vjedhje.

“Më datë 02.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit I. Sh., 41 vjeç,  i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka kryer vepra të turpshme me vajzën e mitur të bashkëjetueses së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al