Marrëdhënie me dhunë me të miturën, arrestohet 25-vjeçari

Marrëdhënie me dhunë me të miturën, arrestohet 25-vjeçari

15:28 11/10/2020

Autoritetet policore në Tiranë kanë zbuluar një rast abuzimi seksual me të mitur. Bëhet fjalë për një vajzë 14-vjeçare, e cila dyshohet se është abuzuar seksualisht me dhunë në mënyrë të përsëritur nga një 25-vjeçar. Në një njoftim për mediat, Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u ndalua shtetasi Xh.M., 25 vjeç, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka kryer marrëdhënie seksualë me dhunë ndaj një shtetase të mitur 14-vjeçare“, thuhet në njoftimin e policisë.

Hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë./tvklan.al





Të ngjashme